TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Janë mësuar detaje të reja nga aksidenti të ura e Dajlanit ku mbeti e vdekur një 18-vjeçare,
Korrespondentja Vali Qyrfyçi raporton se viktimë mbeti Vikena Greku, pasagjere, ndërsa i plagosuri është shtetasi Arbër Xhaxhaj.
Ky i fundit ka qenë i pirë dhe me shpejtësi shumë të lartë në krahun e lëvizjes Tiranë-Durrës.
Sipas policisë, të plagosur kanë mbetur edhe dy këmbësorë, përkatësisht 33 dhe 35 vjeç, të cilët janë kthyer në banesë pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore.
Sipas dyshimeve paraprake, automjeti po lëvizte me një shpejtësi tej normave të lejuara, rreth 300 kilometra në orë. Burime bëjnë me dije se shoferi ka humbur kontrollin e timonit, çka ka sjellë edhe përplasjen fatale.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik, ndërsa pritet që ekspertiza teknike të përcaktojë shpejtësinë reale të mjetit dhe shkaqet e sakta të ngjarjes.
Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
