AKTUALITET, 25 Janar 2025, 22:54

Detaje të reja/ Digjet garazhi i pallatit 8-katësh të Komuna e Parisit, shkak dyshohet kompresori i frigoriferit të një marketi

Detaje të reja/ Digjet garazhi i pallatit 8-katësh të Komuna e

Për herë të dytë brenda pak ditësh zjarri ka rënë në kompleksin 'Kika', tek 'Komuna e Parisit' në Tiranë.

Flakët të cilat u shuan plotësisht pas afro 2 orësh, ranë në garazhin e një pallati 8-katësh te 'Kika 1', rreth orës 18:00.

Shkak i flakëve dyshohet të ketë qenë një defekt i kompresorit - që ndodhej në garazh - të frigoriferit të një marketi.