AKTUALITET, 23 Mars 2026, 10:00

Detaje të reja/ Aksident fatal me 3 viktima në Vlorë, dyshimet e para: ‘Ford’-i, i pozicionuar gabim, u përplas nga ‘Benz’-i që ecte me 120 km/h

Detaje të reja/ Aksident fatal me 3 viktima në Vlorë, dyshimet e

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë tri viktima ka tronditur Vlorën, ndërsa hetimet paraprake hedhin dyshime mbi shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se një nga mjetet, tip “Ford”, ka qenë i pozicionuar gabim në mes të rrugës, duke krijuar rrezik të menjëhershëm për qarkullimin.

Ndërkohë, mjeti tjetër, tip “Benz” dyshohet se ka qenë duke lëvizur me shpejtësi mbi normat e lejuara, rreth 110–120 km/h, në një segment ku kufizimi është 80 km/h.

Kombinimi i pozicionimit të gabuar në rrugë dhe tejkalimit të shpejtësisë dyshohet të ketë qenë faktor vendimtar në përplasjen fatale.