TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përgatitjet për protestën e opozitës para dhe brenda Kuvendit kanë nisur . Përballë gardhit të policisë po vendoset një podium i vogël dhe një ekran që demonstruesit të ndjekin zhvillimet e seancës plenare.
Deri më tani nuk ka grumbullim të protestuesve, por vetëm kalimtarë që vijojnë rutinën e tyre.
Mbetet për t’u parë skenari që opozita do të ndjekë, por në krye të demokratëve që ndodhen jashtë, do të qëndrojnë Gazment Bardhi e Klevis Balliu, të dy të përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi pas gjuhës së papërshtatshme në seancën e fundit.
Ndërkohë i përjashtuar për 20 ditë është edhe Agron Shehaj, pasi refuzoi të linte sallën ndërsa fliste për banorët e Rrjollit.
Pritet një tentativë e demokratëve për të hyrë në Kuvend, ndërsa pritet të shihet nëse opozita do t’u qëndrojë fjalëve për një tubim paqësor dhe me gjuhë simbole apo do të zgjedhë sërish molotovët.