TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja nga plagosja: Burimet policore bëjnë me dije se autori Sindi Syzo është futur në berberanë ku ka gjetur të dëmtuarin Nikola Agolli, i cili ka qenë duke u qethur.
Në lagjen nr.1 të qytetit ka ndodhur një konflikt mes shtetasve N.A., 23 vjeç, dhe S.S., për motive të dobëta. Gjatë konfliktit, N.A. është dëmtuar me një mjet prerës. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai është paraqitur në Komisariat për të bërë kallëzim.
'Në lagjen nr.1, Pogradec, shtetasi N.A, 23 vjeç, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.S. Si pasojë e konfliktit shtetasi N.A, është dëmtuar me një mjet prerës, i cili pas ndihmës mjekësore është paraqitur në Komisariat dhe ka bërë kallzim. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.', njofton policia.
Policia është angazhuar në ndjekjen dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
Pasi me një mjet prerës ai e ka sulmuar menjëherë sapo ka hyrë në ambientet e berberhanes pa pasur asnjë konflikt mes njëri tjetrit. Sindi Syzo është larguar menjëherë nga vendngjarja ku është shpallur edhe në kërkim nga policia, ndërsa gjendja e Nikola Agollit është jashtë rrezikut për jetën, pasi ka pësuar disa çarje në kokë dhe krah.
Mësohet se Sindi Syzo është një person problematik që njihet edhe nga policia e Pogradecit, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e sulmit ndaj Agollit.