TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Memaliajt, ku një person ka humbur jetën.
Raportohet se ka humbur jetën personi i identifikuar si Endri Goxhaj, 33 vjeç i njohur me pseudonimin “supe”, ndërsa personi tjetër, Dario Nela ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.
Ka qenë një konflikt i momentit që ka degjeneruar me shkrehjen e armës së zjarrit nga agresori me iniciale D.N. i cili e ka qëlluar me armë zjarri para lokalit të shtetasit me iniciale S.K. afër qendrës së Memaliajt.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të autorit, i cili pas vrasjes është larguar në drejtim të paditur.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe dokumentimin e krimit.
Memaliaj/Informacion paraprak
Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.
I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.