AKTUALITET, 3 Prill 2024, 09:49

Detaje nga plagosja e 27-vjeçarit! I riu ishte në automjet me dy shokë që e transportuan në spital dhe e “braktisën” aty! Autori ende i paidentifikuar

Detaje nga plagosja e 27-vjeçarit! I riu ishte në automjet me dy

Detaje të reja dalin nga plagosja me armë zjarri e 27-vjeçarit, me iniciale E. P., mbrëmjen e së martës (2 mars) në malin e Kolajve, Velipojë.

Mësohet se i riu është qëlluar me një plumb në pjesën e barkut dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ai ishte në automjet kur është qëlluar, ndërsa në makinë ishin edhe dy të njohur të tij.

Personat në automjet me 27-vjeçarin e kanë dërguar në spital dhe më pas janë larguar në shpejtësi.

Policia po punon për t’i kapur dhe për ti marrë në pyetje. Ndërsa ende nuk dihet autori i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve Velipojë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.