TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i Policisë në Elbasan, ku së bashku me Policinë e Shkodrës çuan në goditjen e një grupi që dyshohej se merrej me trafik droge. Bëhet me dije se gjatë ndjekjes është lënduar një oficer policie.
Gjatë aksionit u arrestuan në flagrancë tre persona. Gjithashtu gjatë kontrollit të automjetit të tyre në Bradashesh të Elbasanit u sekuestruan rreth 45 kilogramë kanabis, një armë luftarake me municion, një shumë parash dhe disa telefona celularë.