AKTUALITET, 5 Qershor 2026, 10:56

Detaje/ Mbeti i plagosur në operacionin për kapjen e të shumëkërkuarit, ja si është gjendja shëndetësore e efektivit te Trauma

Detaje/ Mbeti i plagosur në operacionin për kapjen e të

Gjendja shëndetësore e efektivit të policisë që mbeti i plagosur në krye të detyrës Edison Adri mbetet e rëndë.

Mësohet se Adri vijon të jetë i shtruar në reanimacion dhe në parametra jetësorë stabël.

Ndërsa gjendja e autorit, Violand Braçellari mbetet e pandryshueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Të dy ndodhen në Spitalin e Traumës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe po mbahen nën monitorimin e stafit mjekësor.