AKTUALITET, 15 Shkurt 2025, 10:27

Detaje/ Makina e shkatërruar, dalin pamjet nga aksidenti me vdekje: E fejuara humbi jetën, 34-vjeçari i plagosur në gjendje kritike, dërgohet tek Trauma

Detaje/ Makina e shkatërruar, dalin pamjet nga aksidenti me vdekje: E

Detaje të reja dalin nga aksidenti me vdekje në aksin Përrenjas-Librazhd pak pas mesnatës (15 Shkurt). 

34-vjeçari Zef Sinani, i cili mbeti i plagosur rëndë, është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të dëmtimeve të shumta dhe gjendjes kritike në të cilën ndodhet.

I riu u transportua fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Ndërkohë mësohet se viktima në aksidetin tragjik, në vendin e quajtur Pishkash, është e fejuara e 34-vjeçarit, Megi Xhetani.

Sipas policisë shkak i aksidentit, sipas hetimit paraprak, ka qenë humbja e kotrollit të drejtimit të lëvizjes së Benz-it, ku udhëtonte Zef Sinani së bashku me të fejuarën e tij.

Makina që drejtohet nga 34-vjeçari është përplasur me forcë me një kamion me targa të Shkupit.

Raportohet se trupi i pajetë i 20-vjeçares nga Mamurrasi, u transportua në morgun e Elbasanit.