AKTUALITET, 9 Janar 2026, 10:48

Detaje/ Kryhet ekspertiza nga grupi hetimor, ja çfarë dyshohet se e shkaktoi zjarrin tek '5 maji'

Detaje/ Kryhet ekspertiza nga grupi hetimor, ja çfarë dyshohet se e

Grupi hetimor që po heton zjarrin që ra një natë më parë në tregun tek ish-Uzina Dinamo në rrugën “5 Maji” ka kryer ekspertizën mëngjesin e të premtes. Sipas hetimeve, dyshohet se zjarri ka ardhur nga një shkëndijë elektrike në kabullin e paneleve diellore.

Zjarri i madh që përfshiu mbrëmjen e së enjtes disa magazina në rrugën “5 Maji” në Tiranë shkaktoi dëme të rënda ekonomike. Edhe mëngjesin e së premtes, disa vatra mbetën aktive, ndërsa zjarrfikësit nga Tirana, Elbasani dhe Vora vijuan punën për shuarjen e plotë të flakëve.

Zjarri nisi nga një dyqan dhe u përhap në kapanon, duke prekur rreth 100 dyqane me mallra tekstile dhe plastike. Dëmet llogariten në miliona euro, ndërsa qindra tregtarë janë prekur rëndë.