TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ky që shihni në foto është 58-vjeçari Bardhyl Fusha, i cili mesditën e kësaj të enjte tentoi të grabiste një bankë në Tiranë. Ai u fut në ambientet e bankës me një armë automatike kallashnikov, ndërsa pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë. Kanë qenë dy efektivë të patrullës “Shqiponja” ata që e neutralizuan.
Policia e Tiranës doli me një deklaratë zyrtare, ku sqaroi rrethanat e tentativës për grabitje në një bankë në Rrugën e Kavajës.
Sipas njoftimit, rreth orës 11:15, shtetasi Bardhyl Fusha, 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e bankës me qëllim vjedhjen. Gjatë qëndrimit brenda, ai ka qëlluar me armë zjarri në dysheme, duke shkaktuar panik te punonjësit dhe klientët.
Zbardhen të tjera detaje nga tentativa e grabitjes në një bankë të Nivelit të Dytë në Tiranë. Mesohet se autori është futur me një çantë në filialin e bankes, ku brenda saj kishte kallashin.
Sapo ka hyrë brenda ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë në tokë. Menjëherë te arka Bardhyl Fusha ka arritur që të marrë shumat e parave. Ka qenë një qytetar që ka lajmëruar policinë. Patrulla ka qenë shumë afër dhe sapo ka mbërritur ka kapur autorin duke dalë nga dera e bankës.
Menjëherë 58-vjeçarit i është sekuestruar çanta krahu ku brenda saj janë gjetur lekët dhe një çantë ku u gjet arma e zjarrit. Pas kontrolleve në çantën në fjalë u gjetën 20 milionë lekë të vjetra.
Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.
Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë pas marrjes së njoftimit, duke bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar teksa tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes. 58-vjeçari u shoqërua në Komisariat, ndërsa arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia njofton se, pas përfundimit të veprimeve hetimore, do të japë informacion më të plotë për rastin.
Media ka siguruar foton e momentit kur arrestohet autori Bardhyl Fusha, i cili tentoi të grabisë me armë një bankë të nivelit të dytë në Tiranë.
Siç shihet edhe në pamje, autori është i pamaskuar dhe një polic i qëndron përballë me armë në dorë, ndërsa tjetri i vendos prangat.





