AKTUALITET, 14 Janar 2025, 12:47

Detaje/ Ekzekutimi i Kristian Markut, atentatorët i bënë pritë: Ishte në Tiranë, para se të nisej për në Vlorë! Targat e mjetit të viktimës, të vjedhura

Detaje/ Ekzekutimi i Kristian Markut, atentatorët i bënë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i 30-vjeçarit, Kristin Marku i cili u qëllua me breshëri plumbash në autostradën që lidh Fierin me Vlorën, në afërsi të Novoselës.

Viktima Kristian Marku mësohet se ka qenë në Tiranë para se të nisej për Vlorë, ndërsa ka lëvizur i vetëm me automjetin e tij.

30-vjeçari ka vjehrrin në qytetin e Vlorës, por ende nuk dihet se kë po shkonte për të takuar atje.

Ndërkohë targat e automjet rezultojnë të vjedhura disa ditë më parë, po në qytetin e Vlorës.

Targat i përkasin një oficeri policie. Ndërsa për makinën ende po hetohet ku është vjedhur.