AKTUALITET, 19 Mars 2026, 09:37

Detaje/ Aksidenti i rëndë i mori jetën, ja kush është punonjësi i burgjeve në Drenovë që nuk u mbijetoi plagëve

Detaje/ Aksidenti i rëndë i mori jetën, ja kush është

Aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e së mërkurës në Korçë është kthyer në tragjedi pak orë më vonë, pasi 45-vjeçari i plagosur nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Bëhet fjalë për Krenar Çekiçin, i cili sipas informacioneve humbi jetën në ambientet e spitalit të Korçës, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, në aksin Korçë–Maliq, pranë fshatit Lumalas, ku dy makina u përplasën fort me njëra-tjetrën, ndërsa në aksident u përfshi edhe një mjet i tretë që pësoi vetëm gërvishtje.

Përplasja ishte e fortë, me mjete të dëmtuara rëndë dhe xhama të shpërndarë në rrugë. 45-vjeçari, që drejtonte njërin prej automjeteve, u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetojë.

Ai mësohet se ishte punonjës i policisë së burgjeve, pranë IEVP Drenovë.

Policia rrugore vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Ndërkohë, është publikuar ditën e sotme fotoja e punonjësit të burgjeve në Drenovë, Krenar Çekiçi, 45-vjeçari që humbi jetën ditën e djeshme pas aksidentit rëndë rrugor të ndodhur në aksin Korçë–Maliq.

Detaje/ Aksidenti i rëndë i mori jetën, ja kush është