AKTUALITET, 22 Nëntor 2024, 20:26

Detaje/ Viktima dhe autori ishin shokë, Flordiani e vrau Arturin me armë në lokalin ku po pinin alkool, komentet në rrjetet sociale

Detaje/ Viktima dhe autori ishin shokë, Flordiani e vrau Arturin me

Detaje tronditëse janë zbardhur nga vrasja me armë zjarri mesditën e sotme në Tropojë ku mbeti i vdekur një 43-vjeçar.

Flordian Mulaj, 35 vjeç goditi me armë zjarri 43-vjeçarin Artur Dauti duke e lënë të vdekur në vend.

Por tronditëse është se autori dhe viktima ishin shokë prej kohësh dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa ishin duke konsumuar alkool në lokalin e fshatit.

Nën shoqërinë e njëri-tjetrit dy shokët Flori dhe Artur po konsumonin alkool, ndërsa në një moment kanë filluar konfliktin i cili përfundoi në tragjedi.

Nuk dihet ende shkaku i shërrit, por dyshohet për motive banale. Forcat Operacionale si dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë së Shkodrës u nisën drejt Tropojës.

Detaje/ Viktima dhe autori ishin shokë, Flordiani e vrau Arturin me