TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-zv/kryeministri i Shqipërisë, numri dy i Edi Ramës për disa vite, Arben Ahmetaj paska patur prej kohësh një shërbëtore nga Filipinet në shtëpinë e tij, që merrej me punët e përditshme. Ahmetaj e ka zbuluar vetë këtë gjatë intervistës për ‘Çim Peka LIVE’, duke treguar se si një punonjëse në banesën e tij, e cila ndihmonte me mbarëvajtjen ditore të shtëpisë, kishte fotografuar fëmijët e tij.
Ahmetaj deklaroi se, zonja kishte pësuar shantazhe të ndryshme, që i kërkonin që të raportonin për atë çfarë ndodhte në banesën e tij.
E ketë e ka pranuar edhe vetë punonjësja, e cila para se të largohej nga Shqipëria, ka dhënë një dëshmi të saj, të noterizuar ku pranon se, ishte kërcënuar dhe shantazhuar nga bashkëpatriotët e saj me qëllim që të fotografonte dhe të jepte informacione për Arben Ahmetajn, fëmijët dhe familjen e tij.
