AKTUALITET, 18 Mars 2026, 11:01

Dëshmia/ U kap me tritol e municion në Shëngjergj, 46-vjeçari: Merrem me trafik armësh, më duheshin para për të bërë një shtesë te shtëpia

Dëshmia/ U kap me tritol e municion në Shëngjergj,

Grupi hetimor ka marrë në pyetje 46-vjeçarin Urim Metën, i cili ka pranuar se është i përfshirë në trafikun e armëve. Meta u arrestua në fshatin Shëngjergj teksa po udhëtonte drejt Tiranës me 4 kallëpe me 4 kallëpe tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm në automjet.

"Tani që më kapet e pranoj gabimin. Jam marrë me trafikun e armëve sepse kisha nevojë për para. Doja të ndërtoja një shtesë te banesa ime."

Hetuesit kanë dyshime se Meta është i përfshirë dhe në episode të tjera në trafikimin e armëve të zjarrit si dhe të kallëpeve të tritolit. Vijojnë hetimet për zbulimin e identitetit të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.