AKTUALITET, 12 Shkurt 2025, 16:48

Dëshmia në Gjykatë/ Veliaj shpërthen ndaj prokurorit Dado: E ke personale me mua

Dëshmia në Gjykatë/ Veliaj shpërthen ndaj prokurorit Dado: E

Zbardhen detaje nga seanca me dyer të mbyllura në GJKKO, për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Kryebashkiaku i Tiranës i është drejtuar prokurorit të SPAK që e hetoi, Ols Dado se e ka personale me të.

Veliaj mësohet të ketë thënë se prokurori i ka kërkuar leje ndërtimi disa vite më parë nga e cila ai ka mbetur i pakënaqur.

“Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dhe ke perfituar leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”. 

Gjatë momentit që Veliaj ka mbajtur fjalën, gjyqtari i GJKKO, Erjon Bani i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut për tonin e zërit dhe ruajtjen e solemnitetit para gjykatës.