TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e Lulëzim Vishës. Mësohet se gëzhojat që janë gjetur në vendin e ngjarjes përkojnë me armën që u gjet tek makina. Gjithashtu e njëjta model arme u gjet gjatë kontrollit në banesën e Ervis Lamit.
Policia do të marrë ADN e gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes dhe në banesën e Lamit për të bërë më pas krahasimin. Gjithashtu policia po vijon me analizimin e pamjeve të kamerave të sigurisë dhe me marrjen në pyetje të familjarëve të Lulzim Vishës.
“Nuk kemi pasur konflikt me familjen e viktimës”, ka dëshmuar Eduart Lami, 37-vjeçari i cili u vendos në pranga pasi gjatë hetimeve për vrasjen e postierit Lulzim Visha, iu gjet në banesën që përdorte me kushëririn e tij Ervis Lami, automatik me silenciator.
“Në dijeninë time nuk kemi pasur asnjë debat apo përplasje. Nuk e di për pjesëtarë të tjerë të familjes nëse kanë pasur konflikte me dy vëllezërit Visha. Por unë personalisht dhe nga ajo çfarë di unë nuk kemi pasur konflikte”, shtoi i riu në deklaratën e tij.
Ndërkohë mësohet se gëzhojat që janë gjetur në vendin e ngjarjes përkojnë me armën që u gjet tek makina.
Gjithashtu e njëjta model arme u gjet gjatë kontrollit në banesën e Ervis Lamit. Policia do të marrë ADN e gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes dhe në banesën e 31-vjeçarit për të bërë më pas krahasimin.
Gjithashtu policia po vijon me analizimin e pamjeve të kamerave të sigurisë dhe me marrjen në pyetje të familjarëve të Lulzim Vishës.