AKTUALITET, 8 Korrik 2022, 17:36

Dërgimi në “riedukim” i gazetarit, eurodeputeti thirrje Ramës: Mbështet median e lirë dhe të pavarur! E panegociueshme liria e shtypit për vendet që aspirojnë BE-në

Dërgimi në “riedukim” i gazetarit, eurodeputeti thirrje

Eurodeputeti David Lega, anëtar i Komisionit për Punët e Jashtme dhe të Drejtat e Njeriut në PE, ka reaguar në lidhje me vendimin e kryeministrit Rama për të dërguar 3 muaj në “riedukim”, gazetarin e politikës Klevin Muka.

Përmes një postimi në Tëitter, Lega i bën thirrje kryeministrit që të mbështesë gazetarinë e lirë dhe të pavarur.

Eurodeputeti thekson se liria e shtypit është e panegociueshme për vendet e Bashkimit Evriopan si dhe vendet aspirantë për në union.

“Liria e shtypit është e panegociueshme për anëtarët e BE-së dhe shtetet aspirante anëtare.

I bëj thirrje kryeministrit Edi Rama për të mbështetur gazetarinë e lirë dhe të pavarur dhe për të treguar përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të BE-së”, shkruan lega në Twitter.