TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mile, ka reaguar pas komenteve bullizuese në rrjet për pamjen e saj fizike.
"Në këto 24 orë nuk kam parë thjesht postime, pashë edhe njëherë sa lehtë mund të zhveshësh një grua nga dinjiteti i saj publik, duke e kthyer trupin e saj në një lajm dhe luftën e saj të heshtur në tallje.
Po unë jam në ato foto, si isha edhe si jam, po kam qenë edhe shumë e lumtur për çdo kilogram të humbur këto kohë. Kjo për mua nuk ka qenë thjesht një estetikë, ishte shëndet, ishte forcë, ishte një vendim për mos ta lënë veten pas. Por sot diçka tjetër më dhemb më shumë që një pjesë e shoqërisë tonë është ende kaq e varfër në mendje sa mendon se sa pesha e një gruaje është armë politike.
Disa, sidomos disa burra injorantë gjasme edhe me peshë publike, mendojnë se mund të të ulin duke komentuar trupin tënd, se mund të të heshtin duke të bërë objekt tallje, madje disa me këtë mendojnë se po bëjnë opozitë. Kam kuptuar që rezistenca ndaj inkluzionit trajtohet, unë po e bëj, por rezistenca ndaj njerëzillëkut, kjo është pandemija jonë e vërtetë", shkruan Mile.