AKTUALITET, 19 Janar 2026, 19:45

Deputeti i PS reagon pasi Kuvendi cakton Vangjel Dulen anëtar zëvendësues të PD në KiE: Antishqiptar që vjen në parlament

Deputeti i PS reagon pasi Kuvendi cakton Vangjel Dulen anëtar

Deputeti socialist, Ardit Bido ka kritikuar vendimin e Opozitës për të zgjedhur si anëtar zëvendësues në KiE, Vangjel Dulen.

Në një video të postuar në Facebook Bido shpreh se vendimi i opozitës për të dërguar Vangjel Dulen në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është një akt antishqiptar.
Bido tha se Dule është një deputet i pavotë që vjen me patericën e doktorit çdo katër vjet në Kuvend dhe shtoi se me këtë vendim atij do i lejohet të shpreh antishqiptarizmin e tij para Europës.

Fjala e plotë e Ardit Bidos:

Teksa e rinisën sjelljen parlamentare në paturpësinë e zhurmës së kakofonisë sapo përfundoi himni kombëtar, po ashtu sikurse mbyllën vitin, vendosën që akti i tyre i parë politik i vitit 2026 të ishte emërimi nga PD, si anëtar zëvendësues në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i deputetit të pavotë, që vjen me patericën e doktorit çdo katër vjet në Kuvend, vetëm pse është epitomia e nacionalizmit politik antishqiptar, Vangjel Dule.