AKTUALITET, 2 Korrik 2024, 11:01

Deputeti i PD-së: Po vdesin njerëz se nuk marrin shërbim spitalor. Naço: Ku cënohet siguria kombëtare këtu?

Deputeti i PD-së: Po vdesin njerëz se nuk marrin shërbim
Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani

Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, në mbledhjen që po mbahet këtë të martë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, ngriti shqetësimin mbi atë çfarë po ndodh me qytetarët shqiptarët të cilët nuk iu ofrohet shërbimi spitalor nga shteti, por detyrohen të bëjnë vizita te privati.

Dogjani tha se njerëzit po vdesin se nuk marrin shërbim shëndetësor.

Në kundërpërgjigje, socialisti Nasip Naço në cilësinë e kryetarit të Komisionit e shikon të pavend ankesën e Dogjanit në këtë komision, pasi nuk kemi të bëjmë, sipas tij, me cenim të sigurisë kombëtare.