AKTUALITET, 15 Shkurt 2023, 15:22

Deputeti i PD në sekretariatin e Etikës të Kuvendit: Jeni një regjim i kalbur, po ju vjen fundi

Deputeti i PD në sekretariatin e Etikës të Kuvendit: Jeni

Deputeti demokrat Flamur Noka deklaroi në sekretariatin e Etikës ku po shqyrtohet kërkesa e PS për përjashtimin e disa deputetëve demokratë nga seanca plenare, se në “Parlament ka vdekur fjala e lirë”.

Noka u shpreh në fjalën e tij se mazhoranca po përpiqet të asgjësojë opozitën me urdhër të kryeministrit Rama, ndërsa i etiketoi si “një regjim i kalbur që po ju vjen fundi”.

“Sot mundoheni të tregoni që kjo është monizëm, luftë për të asgjësuar opozitën, është PS, ja ku e ke me video me zë dhe me figurë e ke për të kërkuar të drejtën e fjalës pra kjo është, ne po kërkojmë të na jepet fjala dhe jo ne të na ndërpritet fjala dhe ju jeni deputetë si dhe unë dhe e keni ndjek që sa herë merret fjala, ndërpritet. Ata që më kanë votuar kërkuan që unë të flas, nëse do të na mbyllni gojën duke na shpallur armik tani do të na përzini nga parlamenti, ne kemi një detyrë të përçojmë zërin e opozitës dhe të mbrojmë fjalën e lirë, se demokraci pa liri nuk ka.

Ajo është skllavëri se ai shefi juaj komandon me telefon kryetaren tuaj ne jemi gati të pranojmë gjithçka po opozitarizmi do ta mbrojmë me çdo kushte. Në këtë parlament fjala e lirë ka vdekur nëse ju mendoni që duke na përjashtuar, deri javën tjetër do t’i përjashtoni të gjithë po e keni gabim se nuk jeni në lartësinë e votës së qytetarëve të këtij vendi. Ju jeni përfaqësues të një sulltani po parlamenti do të jetë me deputet që pavarësisht dëshirës së sulltan Surrelit, nëse më thoni ligjin që kemi thyer si deputet e pranojë pastaj po si shpjegohet gjithë ky mllef kur Rama na thoshte si gjiriz ju pse duartrokisnit.

Sali Berisha tha që është reale video me po orgjira që janë reale, çfarë bëri që duhet parlamenti të marrë masa, e keni gabim se revolucioni demokratik po troket, ju duket shaka po kështu do filloj, jeni regjim i kalbur vetëm demokraci kjo nuk është. Ligjin dhe Kushtetutën e njoh  më mirë se ju, etikën e kam respektuar dhe nuk kam fyer, nuk e zgjidhni me mashtrime. Po ju vjen fundi por do jepni llogari”, tha Noka.