TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, pritet të shkojë sot në orën 10:00 në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, e thirrur të japë sqarime për aferën e inceneratorëve që e ka denoncuar me forcë muajt e fundit në veçanti.
Gati 10 ditë më parë, Kryemadhi dhe ekipi i saj i PL, publikuan një investigim prej qindra orësh filmime mbi landifillinin e Sharrës, duke nisur nga tërheqja e mbeturinave me makinat e pastrimit deri tek dërgimi i tyre në të ashtuquajturin inceneratori i Tiranës. Në investigim u tregua qartë se mbeturinat e kryeqytetit thjesht groposeshin dhe nuk kalonin në asnjë proces përpunimi apo djegieje për të cilin paguhet kosto e lartë nga qytetarët.
Këto fakte dhe të tjera nga dosja e inceneratorëve e përgatitur posaçërisht nga PL pritet të jenë në tryezën e SPAK-ut ku është thirrur Kryemadhi.
Monika Kryemadhi, deputetja e PL-së, zbuloi më 20 janar 2023 para medias faktin se kanë ndjekur me kamera dhe me dron për 180 ditë më radhë, të gjitha makinat e mbeturinave të Tiranës në punën e tyre deri në shkarkimin e mbetjeve për t’u groposur në Sharrë, se kanë qindra orë filmime në landfille dhe janë të gatshëm t’i dorëzojnë ato në organet e drejtësisë me kushtin që SPAK të mos i lërë në harresë apo të hyjë në marrëveshje me Ramën dhe me Veliaj në shkëmbim të Vetingut apo të pazareve të tjera!
Monika Kryemadhi tha “se ne kemi qenë gjithmonë bashkëpunëtorë me sistemin e drejtësisë, qoftë për inceneratorin e Elbasanit…Prisnim dhe për inceneratorin e Fierit, presim edhe për inceneratorin e Tiranës.
Kam kuptuar që nëse sistemi i drejtësisë, SPAK, kërkon të mbrojë një koncension të tillë 30-vjeçar, i cili është i kapur “me presh në dorë” kur thonë shqiptarët, që nga kryeministri deri tek kryetari i bashkisë, atëherë nuk mund mbetet gjë tjetër përveçse SPAK-un ta bëj bashkëfajtor në këtë vepër kriminale.
Tashmë atë që ne kemi denoncuar dhe jo vetëm ne, po të gjithë shqiptarët duke filluar nga mediat të parat dhe pastaj individë të partive politike apo shoqërisë civile, ajo çka është thënë haptas, është e faktuar.
Po të shikoni, ne kemi bërë dhe një kolazh të të gjithë ditëve, pra të gjitha makinat dhe të gjithë itineraret e bashkisë së Tiranës janë ndjekur në të gjithë procesin e mbledhjes ë koshave dhe pastaj në depozitimin e tyre në landfillin e Sharrës.
Dua të theksoj se të gjitha orët e xhirimeve që kemi të Tiranës, Durrësit, Fierit, Shkodrës, i kemi në dispozicion të sistemit të drejtësisë dhe të gatshëm t’ia japim, por me një kusht: që të mos i zërë pluhuri dhe të mos hyjnë në marrëveshje as me Edi Ramën dhe as me Erion Veliajn në shkëmbim qoftë të Vetingut apo qoftë dhe të disa pazareve të tjera, se në fund të ditës ajo nuk është kancer, por një nga problemet më të mëdha që ka sot jo vetëm Tirana për gjithë ujërat nëntokësorë që burojnë nga ajo gropë e vjetër e vend depozitimit të Sharrës.”