AKTUALITET, 4 Maj 2024, 17:04

Denoncimi i Tedi Blushit për radhë në kufi, reagon Dogana e Kapshticës: Është në anën greke!

Denoncimi i Tedi Blushit për radhë në kufi, reagon Dogana e

Teksa sot mbahet ceremonia e Pashkëve Ortodokse, shumë emigrantë shqiptarë kanë zgjedhur që këtë festë ta kalojnë në atdhe.

Pak më parë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka njoftuar se situata në këtë pikë kufitare është e rëndë me radhë kilometrike. 

Një njoftim i tillë është përgënjeshtruar nga autoritetet në pikën doganore, të cilat deklarojnë se situata në pikën kufitare të Kapshticës paraqitet normale. Autoritetet raportojnë se ka pak radhë në dalje pasi pala greke ushtron kontrolle në hyrje.

Ndërkohë pala shqiptare po punon me katër sportele.