AKTUALITET, 28 Janar 2023, 14:42

Denoncimi/ Albana Vokshi: Drejtoria Rajonale e Arsimit Durrës shpërndan aktivitet politike të PS-së

Denoncimi/ Albana Vokshi: Drejtoria Rajonale e Arsimit Durrës

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka denoncuar Drejtorinë Rajonale të Arsimit Durrës se ka shkelur ligjin duke shpërndarë aktivitet politike të Partisë Socialiste.

‘Politizimi i arsimit, shantazhimi prej patronazhistëve të partisë shtet, kërcënimi me vendin e punës, janë arësyet pse sot arsimi është në gjendjen me të keqe në të gjithë historinë e vet’, shrkuan Vokshi në Facebook.


Postimi i plotë:

#Shkelje flagrante e ligjit.

Drejtoria Rajonale e Arsimit Durrës shpërndan aktivitet politike të Partisë Socialiste.

@eviskushi të shkarkohet!

Drejtuesit e #DRAP që postojnë aktivitete politike të shkarkohen menjëherë.

@kqzshqiperi të marrë menjëherë masa për Ministren Kushi dhe drejtuesit e Drejtorive arsimore.

#Politizimi i arsimit, #shantazhimi prej #patronazhistëve të Partisë shtet, kërcënimi me vendin e punës, janë arësyet pse sot #arsimi është në gjendjen me të keqe në të gjithë historinë e vet.

Fëmijët e të rinjtë meritojnë një sistem arsimor cilësor e të barabartë!

Drejtorët e shkollave, mësuesit të refuzojnë shpëndarjen e propagandës së Partisë Socialiste!! Të protestojnë për trajtimin me respekt e dinjitet, sic atyre ju takon!