AKTUALITET, 19 Nëntor 2024, 16:06

Demokratët vunë dje flamurin serb në Kuvend, Petro Koçi: Ngritët një ndërmarrje kriminale!

Demokratët vunë dje flamurin serb në Kuvend, Petro Koçi:

Deputeti i PS, Petro Koçi në fjalën e tij në Kuvend, komentoi vendosjen e flamurit serb në Kuvend nga deputetët e opozitës.

Ai u shpreh se PD bën këto veprime në një kohë kur është edhe përgjegjëse për deklarata anti-shqiptare dhe ngritjen e një ndërmarrje kriminale.

“Vutë flamurin serb dhe flisni për Vucicin, duke harruar se PD është përgjegjëse për deklaratën antishqiptare në rastin e Rambujes. PD është përgjegjëse për ngritjen e një ndërmarrje kriminale që quhej shqiponja që mund të quhej shqiponjë jo shqiptare por serbe. PD është përgjegjëse dhe për takimin e ish-presidentit Berisha me Bulatovic”, tha ai.