AKTUALITET, 3 Maj 2024, 11:13

Demokratët i kërkuan interpelancë për amnistinë penale, Ulsi Manja: Ja kur do t’i marrin përgjigjet

Demokratët i kërkuan interpelancë për amnistinë penale,

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur për amnistinë penale në një deklaratë për mediat.

Ai ka thënë se të gjitha përgjigjet do t’i japë ditën e enjte në Kuvend, në një interpelancë që ka kërkuar Partia Demokratike dhe se nuk ka asgjë për të fshehur.

“Të gjitha përgjigjet i marrin të enjten se më kanë thirrur në interpelancë! S’ka asgjë për të fshehur në atë ligj, është një ligj që do të duhet që parlamenti ta aplikojë sa herë të jetë e nevojshme”, tha Manja.

Partia Demokratike ka akuzuar mazhorancën dhe Rithemelimin për pazare me amnistinë penale, duke thënë se e kanë bërë për të liruar zyrtarët e korruptuar.