TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një delegacion i partisë Fratelli d’Italia mbërriti në Shqipëri për të verifikuar funksionimin e Qendrës së Qëndrimit për Riatdhesime (CPR) në Gjadër.“Do të bëhet një verifikim mbi funksionimin e qendrave”, shpjegoi para nisjes deputetja e Fratelli d’Italia, Sara Kelany, përgjegjëse për Departamentin e Emigracionit.
“Dëshirojmë me fakte të hedhim poshtë narrativën e shtrembëruar dhe të qëllimshme sipas së cilës këto struktura nuk funksionojnë ose, më keq, janë një humbje e kotë. Një projekt që funksionon dhe që përkundrazi përfaqëson një model për gjithë Europën” tha ajo.
Delegacioni përfshin emra të rëndësishëm të politikës italiane, Dhomës së Deputetëve dhe Senatit, mes tyre Galeazzo Bignami dhe Lucio Malan, nënkryetarët e grupeve parlamentare Augusta Montaruli, Raffaele Speranzon dhe Salvatore Sallemi, nga përgjegjësi i organizimit Giovanni Donzelli, nga deputetët Sara Kelany dhe Francesco Filini, si dhe senatori Marco Lisei, kryetar i grupit në Komisionin për Çështjet Kushtetuese.
Sipas zyrtarëve të Fratelli d’Italia, modeli i qendrave si ai në Shqipëri synohet të shtrihet edhe në vende të tjera, përfshirë Afrikën, në kuadër të strategjisë së re për emigracionin. Ndërkohë kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë së fundmi se ky model i qendrave të riatdhesimit "është ekskluzive vetëm për Italinë.