AKTUALITET, 21 Janar 2025, 10:52

Dekreti/ Presidenti Begaj liron nga detyra Mustafa Nanon si Ambasador i Shqipërisë në Zvicër

Dekreti/ Presidenti Begaj liron nga detyra Mustafa Nanon si Ambasador i

Presidenti Begaj ka dekretuar lirimin e Mustafa Nano nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.

Nano, ishte emëruar ambasador në korrik të vitit 2023, ndërsa pak muaj më parë u raportua se ai kishte paraqitur dorëheqjen nga ky post.

Aktualisht Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar.

Dekreti i presidentit Begaj

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D E K R E T O J:

Neni 1

Zoti Mustafa Nano lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Dekreti/ Presidenti Begaj liron nga detyra Mustafa Nanon si Ambasador i