AKTUALITET, 13 Shkurt 2025, 18:22

Deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe cenim të besimit, KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin e Gjirokastrës, Arben Dosti

Deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe cenim të

Gjyqtari i Gjirokastrës, Arben Dosti është shkarkuar nga detyra me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Vendimi u mor nga trupi Gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë

Dosti u konfirmua në detyrë prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, më 3 dhjetor 2021, por vendimi i KPK u ankimua nga ish-Komisioneri Publik, Florian Ballhysa.

"Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 479, datë 03.12.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Arben Dosti. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm", -thuhet në vendim.