AKTUALITET, 18 Prill 2024, 16:45

Deklaratat e Metës ndaj SPAK, Açka: Lajthitje politike, Iliri nuk është çështje fiqiri

Deklaratat e Metës ndaj SPAK, Açka: Lajthitje politike, Iliri nuk

Deputetja demokrate Flutura Açka ka reaguar për deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj SPAK-ut. Ajo u shpreh në një reagim në rrjetet sociale se “vetëm në çmendinën tonë mund të ndodhë që ish-Presidenti i Republikës fyen rëndë publikisht Kryetarin e SPAK-ut dhe asgjë nuk mund të ndodhë”.

Duke iu referuar deklaratave të bujshme të Metës gjatë ditëve të fundit, Açka u shpreh se në një vend normal një prej Metës dhe kryeprokurorit Dumani duhej të reagonte. Ajo shtoi se dikush i tha sot në parlament me shaka se “Iliri nuk është mirë nga fiqiri”, ndaj edhe i falet, por sipas saj ky rast është “lajthitje politike harakiri (vetëvrasëse).

Reagimi i plotë:

Sepse Iliri nuk është çështje fiqiri

Vetëm në çmendinën tonē mund të ndodhë që ish-Presidenti i Republikês fyen rëndë publikisht Kryetarin é SPAK-ut dhe asgjë nuk mund të ndodhë. Në një vend normal sot njëri prej tyre duhej të reagonte. Ose njëri të jepte dorëheqjen, ose tjetri të paditej në gjykatë.

Dikush tha sot me shpoti në Parlament se “Iliri nuk është mirë nga fiqiri”, kështu që i falet. Por, në këtë rast Iliri nuk është çështje fiqiri, por lajthitje politike harakiri. Liria e fjalës ka kufi lirinë morale të fjalës. Të shohësh shtetarët e tu që kanë pasur – dhe kanë – të gjitha privilegjet e mundshme me kushtetutë e pa kushtetutë, në këtë katandi, është keqardhje shumë e madhe.

Dhe pyesni akoma pse ikin shqiptarët!?