AKTUALITET, 17 Qershor 2026, 14:06

Deklaratat e Koçekut ndaj grupit të Bajrave, kryepolici Hita: Nuk ka denoncim në polici, detyrim ligjor të mbrojmë jetën e çdo personi

Deklaratat e Koçekut ndaj grupit të Bajrave, kryepolici Hita: Nuk ka

Kryepolici Skënder Hita deklaron se deputetja Marjana Koçeku nuk ka bërë asnjë kallëzim në polici, i pyetur pas mesazhit të saj në rrjetet sociale kundrejt grupit kriminal të Bajrave.

“Policia është në mbrojtje të jetës të cdo personi. Është detyrim ligjor të mbrojmë jetën dhe pronën e qytetarëve. Në bazë të kërcënimit dhe rrezikut, do bëhet edhe vlerësimi i mbrojtjes. Por denoncim konkret nuk ka në polici”, tha Hita në një deklaratë.

Në një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale, Koçeku ka lënë të kuptohet se është kërcënuar, duke shkruar se nëse familjes së saj i preket qoftë edhe një fije floku, do ta shkatërrojë bandën e Bajrave.