TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, shpërtheu në gjykatë duke hedhur akuza për njollosjen e figurës së tij, familjes dhe qeverisë së Ramës. Duke komentuar reagimin e ish-ministrit, gazetarja Ola Xama deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se ky ëshë një mesazh i fshehtë i Beqajt. Ndërsa gazetari Xhevahir Zhabina deklaroi se te kontratat koncesionare që heton SPAK mungon akuza e korrupsionit.
Ola Xama: Zoti Beqja ka të drejtë te pyetja e madhe që mund t’i bëhet prokurorit a gjykatësit të Posaçëm; A është vetëm Beqja, biznesmeni Rrapaj apo ish-zv/ministri Rrjepaj, apo të tjerë se aty ka patur autoritet kontraktor, titullar të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë, ministra të tjerë. Kemi një kontratë që vijon të marrë fonde nga buxheti i shtetit, 19 milionë euro do të marrë për vitin 2025 dhe është një kontratë e bekuar dhe e mbrojtur edhe nga kryeministri Edi Rama. Ndaj mu duk një mesazh i fshehtë ai që tha Beqja për gjykatën që ju nuk mund të njollosni as emrin tim dhe as të PS-së, pra nëse njollosem unë për sterilizimin njolloset edhe PS-ja.
Xhevahir Zhabina: E di çfarë shoh te hetimi i këtyre kontratave koncesionare si inceneratorrët, apo sterilizimi? E para është ajo e zbatimit të kontratave. Tjetra është që ajo që mungon në këtë akuzë është korrupsioni në këtë kontratë koncesionare dhe ky është problemi që ka hetimi i Prokurorisë së Posaçme.