AKTUALITET, 23 Prill 2024, 14:30

Debati/ Vokshi-Ndrecës: Po kërcënoni? Doni të bllokoni komisionin! Deputeti i PS: Ja tre kërkesat që ne biem dakord

Debati/ Vokshi-Ndrecës: Po kërcënoni? Doni të bllokoni

Albana Vokshi dhe Plarent Ndreca kanë debatuar me tone të larta në Komisionin Hetimor për PPP në shëndetësi.

Shkak i debatit janë bërë shkresat, që sipas deputeti të PS nuk i kanë, pretendim i cili është hedhur poshtë nga kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi.

Sipas Vokshit, Ndreca është në konflikt interesi dhe po tenton që të bllokojë punën e Komisionit Hetimor.

Debati:

Vokshi: I kemi dërguar shkresën prej ditësh, merreni se i kanë pasur ekspertët tuaj, i kam të gjitha”

Ndreca: Ti do ti miratosh apo nuk do ti miratosh?

Vokshi: Ça është kërcënim ky?

Ndreca: Jo nuk është kërcënim! A do dakordësinë tonë apo jo?

Vokshi: Këto kërkesa këtu ne i kemi dërguar

Ndreca: Nuk mund të bëjmë këto debat

Vokshi: Ju kaloni na absurd, ja ku janë kërkesat

Ndreca: Nëse ju e keni të dakordësuar kërkesën e miratojmë, por ju nuk keni një kërkesa të padakrodësuar. Propozimi ynë për rendin e ditës është: 1-Miratimi i procesverbalit të datës 2 prill, 2-miratimi i planit hetimor 3- miratimi i kërkesës për informacion. Këto janë tre kërkesa që ne biem dakord për të diskutuar sot me këtë radhë pune.

Vokshi: Kërkesat për informacion kanë qenë që në mbledhjen e dytë! Të thotë nënkryetari që thotë të ulen ekspertët dhe të thotë nuk jam njohur me shkresat është absurde. Jeni jo seriozë dhe po dëshmoni që doni të bllokoni këtë komision.