AKTUALITET, 1 Qershor 2026, 21:09

Debati për Zvërnecin/ Haxhiu-gazetares: Si anashkalon ti 4.5 mld euro?! Çela: Qeveria e hoqi Zvërnecin nga zonat e mbrojtura totalisht

Debati për Zvërnecin/ Haxhiu-gazetares: Si anashkalon ti 4.5 mld

Në emisionin "Të Paekspozuarit" është diskutuar për projektin e Zvërnecit që ka ngjallur polemika dhe protesta në vend. 

Gazetarja Lindita Çela, deklaroi se ishte pikërisht qeveria Rama ajo që ka ndryshuar statusin nga zonë e mbrojtur totalisht nga ndërtimet, në zonë të mbrojtur të kategorisë 5 ku lejohen ndërtimet, ndërkohë që ngriti pikëpyetje për investitorët, pasi në letra nuk rezulton Jared Kushner, siç deklaron kryeministri. 

Analisti Baton Haxhiu, debatoi me gazetaren, duke u shprehur i habitur se si ajo anashkalon një investim 4.5 miliardë euro. 

Debati: 

Lindita Çela: Falë vendimeve të qeverisë, zona u hoq nga harta e zonave të mbrojtura, është sërish faji i qeverisë shqiptare. Në atë kohë, në mënyrë të fshehtë, nisi me fillimet e projektit të aeroportit të Vlorës, por me zhvillimet tani del e qartë pse u ndryshua statusi, nga zonë totalisht e ndaluar për t’u ndërtuar, në zonë që lejohen ndërtime. Nuk është problemi më së pari kundër investimeve, siç Rama u përpoq të sillte narrativë, që gjithëkush që kundërshton është në anën e keqe të historisë. Problemi është kujt kompanie? Për kë po fliste kryeministri? Për një projekt në Sazan apo në Zvërnec? Projekti në Zvërnec ka kompani në dokumentar zyrtare, Zvërnec South Adriatic Development. Kush janë këto? Matrioshka, jo kompani reale. Janë krijuar brenda 12 ditëve dhe me një euro. Problemi është kujt i është dhënë leja, a është ajo që deklaron Rama me investimet e 4 miliardëve?

Baton Haxhiu: E para, është shumë lehtë prej një pozicioni komod me anashkalu 4.5 miliardë, me anashkalu tre vite e gjysmë negociata.

Lindita Çela: Ju e dini? Sepse insituticonet shqiptare nuk kthejnë përgjigje.

Baton Haxhiu: Negociatat me personalitete të tilla, nuk jepet transparenca aq lehtë, sepse ai nuk të lejohen. Gjykon me aq lehtësi për 4.5 miliardë... Merru me heqjen zvarrë, por me këtë se kush është kjo mompani nuk është serioze.

Lindita Çela: Kush është kompania që zhvillon projektin në Zvërnec?

Baton Haxhiu: Nuk është serioze çfarë po flet.

Lindita Çela: Kush është kompania?

Ylli Rakipi: Kushneri? 

Lindita Çela: Zyrtarisht jo.

Ylli Rakipi: Po pronarët e tokave kush janë?

Lindita Çela: Këtë përgjigje do ta japë SPAK. Hetimet janë regjistruar gjatë javës së shkuar. Kontrollet që janë zhvilluar janë te eksponentë që kanë qenë herët me rekorde. Lajmi më i mirë për çështjen e sotme është nisja e kontrollove të kryera nga prokuroria e posaçme.
Atë që sot kemi prokuror të përgjithshëm të SPAK e njeh mirë çështjen në Vlorë pasi e ka hetuar. Zoti Braho ka qenë prokuror në Vlorë ku ka nisur hetime për një sipërfaqje ku pronar është familja Shehu. Gjithçka ka filluar në 2003, nëse do ti kthehemi Vlorës së atyre viteve, Kadastra ishte nën kontroll të një grupi të caktuar. Në agjencinë e komisionit të kthimit të pronave, dërgohej një kërkesë që pretendonte palët për kthimin e pronës, ndër to familja Shehu. Refuzohej kërkesa pasi ishin gjetur manipulime me dosje, përkthimin e dokumentave, ka rrëzuar kërkesa e pretendentëve. Ka persona të dënuar, edhe nga hipotekat, kadastra, madje edhe zoti Petritaj është i dënuar. Ka edhe vendime të sekuestrimit të proanve. Nuk është një histori sot. Po të dalim kush pagoi ndikimin në mjedis të aeroportit të vlorës, janë pikërisht këto kompani.