AKTUALITET, 1 Qershor 2026, 21:53

Debati për Zvërnecin/ Haxhiu: Aman Group, më i fortë se Shqipëria! Arlind Qori: Familja Trump, matrapazë globalë!

Debati për Zvërnecin/ Haxhiu: Aman Group, më i fortë se

Në emisionin "Të Paekspozuarit" ka patur një debat për projektin në Sazan, që ka ngjallur polemika të shumta dhe protesta nga qytetarët. 

Analisti Baton Haxhiu debatoi me kreun e Lëvizja Bashkë, Arlind Qori dhe gazetaren Lindita Çela. 

Pjesë nga debati: 

Baton Haxhiu: E kuptoj Arlindin për retorikën, është e drejtë e tij, nuk pajtohem me gjuhën absolutisht dhe të vërtetën që i duhet, ose me të vërtetën që u thotë protestuesve, shikuesve. E para, me mënyrn se si është narracioni, nuk zhvillohet vendi. E dyta, pajtohem se prona është gjithçka e njeriut dhe ai duhet ta gëzojë, por vendi nuk zhvillohet nëse prona mbetet peng e asgjëse. Shumica e pronave në Shqipëri janë asgjë, për faktin se ato, njerëzit krijojnë idenë se mund të pasurohen duke ndejt dhe i shesin për tu pasuruar pa bërë asgjë. Kjo ka ndodhur gjithë këtë periudhë. Nuk dua të hyj se kush ka të drejtë në prona, atë e thotë prokuroria dhe gjykatat. Me një gjë nuk pajtohem, nëse njerëzit i japin të drejtë vetes ti shesin pronat dhe dikush ble dhe investon, ka të drejtë të jetë pronar. Ata që nuk e dinë sa janë 4.5 miliardë euro, këtë sëmundje e ka shëruar Mali i Zi, Kroacia, Portugalia dhe kanë bërë këto resorte që kanë ndryshuar GPD-në e vendit. Si mund të refuzohen 4.5 miliardë aq lehtë? Mund të jesh kundër Ramës por jo kundër investimit. Rama mund të ketë plotë gabime, por të refuzohet Aman Group, domethënë fare të mos keni dijeni se kush janë ata.

Arlind Qori: Ku investon? Cilat janë pasojat? Nuk kanë rëndësi këto?

Baton Haxhiu: Po të jap 100 zona në botë ku Aman Group është në zonat me të mira dhe shtetet u kanë dhënë të drejtën.

Arlind Qori: Atje ka shtet, këtu ka të korruptuar që shkatërrojnë natyrën.

Lindita Çela: 4.5 mld euro i ka parë njeri me dokument të shkruar, apo duhet të besojmë kryeministrin?

Baton Haxhiu: Në shkretëtirën e Utah, është e ndalaur të ndërtohet një shtëpi, jo më hotel, aty ka vetëm një hotel, Aman Group, e konservuar nga shteti. E kam vizitu personalisht. Ata për turizmin e kanë lënë një hotel. Kur flasim për 4.5 mld, Aman Group, personalitete që e kanë sekret investimin, nuk vjen flet aty. 

Lindita Çela: Keni ndonjë dokument për këto 4.5 mld dollarë?

Baton Haxhiu: Aman Group është më e fortë se Shqipëria. 4.5 miliardë ekziston apo jo, shihet.

Lindita Çela: Nuk ka kompani ndërkombëtare që përfshihen në projekt me çështje të komplikuara të pronësisë. E keni parë një dokument që e vërteton?

Baton Haxhiu: I besoj kryeministrit që del publiksiht dhe merr vota, kur thotë është investim 4.5 mld, nuk ka ku ikën pastaj.

Lindita Çela: Kjo 4.5 mld keni ndonjë dyshim?

Baton Haxhiu: Ai është kryeministër, nuk kam dyshim derisa ai flet publikisht. Ai kur gënjen ikën nga pushteti.  

Arlind Qori: Aman çfarë është familja Turmp? Matrapazë globalë janë. Shiko se si hetohen në SHBA.  

Baton Haxhiu: Kam rezerva për politikat e Trump por unë po flas për 4.5 miliardë.

Arlind Qori: Nuk e dimë a janë apo jo. A investohen në mënyrë të ligjshme.