AKTUALITET, 10 Korrik 2022, 12:54

Debati për çmimin e bostanit/ Edmond Panariti: Prodhuesit i bie më lirë ta lërë të kalbet në fushë! Tre zgjidhje për të prishur ‘gardhin’ diskriminues

Debati për çmimin e bostanit/ Edmond Panariti: Prodhuesit i bie

Shefi i Kabinetit të Presidentit Ilir Meta, Edmond Panariti ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në tregjet e fermerëve në vendin tonë e cila prej disa ditësh denoncohet nga deputeti socialist Erion Braçe.

Panariti shprehet se grumbulluesit e kanë ulur stekën e çmimit aty ku nuk mban më dhe sot fermerëve u bie më lirë ta lënë prodhimin të kalbet në fushë sepse edhe grumbullimi kushton para.

Ai jep tre zgjidhje që sipas tij mund ta prishin këtë gardh diskriminues që pengon fermerët.

Reagimi i Edmond Panaritit

Allishverishi i shalqinit. Kartel, monopol, sekserë…. quajini si të dëshironi bizneset e grumbullimit të bostanit. e më gjerë.  Kjo nuk ndryshon gjë!

Ata bëjnë lojën e tyre… Bli lirë dhe shit shtrenjtë! Loja padyshim është në kurriz dhe dëm të  prodhuesve.

Grumbulluesit, Stekën e çmimit e kanë ulur aty ku nuk mban dhe të bie më lirë ta lesh të kalbet në fushë se ta dorëzosh, sepse edhe ta vjelësh, ta çosh te grumbulluesi duhen para.

Dhe ata nuk impresionohen fare nga çmimi i shalqinit në Luxembourg 12 euro, apo i qershive në Danimarkë 16 euro kg. Hiç fare.

Çështja shtrohet : A ke fuqi dhe mundësi ta prishësh këtë gardh diskriminues dhe pengues në favor të fermerëve!

Po ose Jo!.. Kjo është përgjigja!

Me vajtim e kërcënim nuk zgjidh gjë.

Shteti kthehet në operator ekonomik, ju ble me çmim të arsyeshëm fermerëve bostanet dhe organizon eksportin e tyre … E bënte shteti komunist, jo keq… E kështu i le me gisht në gojë kartelet… Por vështirë se ndodh sot se jemi në tjetër sistem..

Por ka vende që e kanë bërë.

Shteti subvencionon bostanin në dorëzim te pikat e shitjes ta zemë për ç’do kg 5 lekë..

Ose nuk e rimburson TVSH në shitje me 6% por e rimburson me 20 %

Dhe ka të drejtën ti kapë për veshi grumbulluesit për çmimet diskriminuese të blerjes.

Mund të realizohet nëse ka vullnet politik dhe patriotik.

Ja ku janë zgjidhjet…. Nëse ka vullnet dhe atdhedashuri.