AKTUALITET, 13 Shkurt 2025, 13:05

Debati për arrestimin e Veliajt/ “Po thërret gjaku i katër jetëve atje”, Gogu i kujton Berishës “21 janarin”: Kërkon të gjesh gjilpërën nëpër fustane e kashta

Debati për arrestimin e Veliajt/ “Po thërret gjaku i katër

Socialisti Toni Gogu, në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit ka folur në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Ai i ka kujtuar kreut të PD Sali Berisha “21 janarin” duke i citur një pjesë nga Bibla, ku Zoti i drejtohet një prej djemve vëllavrasës të Adamit dhe Evës : Po më thërret gjaku i tët vëllai.

“Erionin e kam dhe do ta kem mik. Po thërret gjaku i katër jetëve atje Sali. Si hedh këtë për një gjak që thërret dhe citon kërkimin e gjilpërave nëpër fustane e nëpër kashtë?”, tha ai.