AKTUALITET, 12 Shkurt 2026, 11:12

Debatet në Kuvend/ Berisha i kthehet temës së “vitheve”, Mila: Nuk u lodhe duke djegur Shqipërinë për prapanicën tënde?

Debatet në Kuvend/ Berisha i kthehet temës së

Teksa Berisha sqaroi në foltore përdorimin e togfjalëshit “vithet e Ballukut”, deputetja e PS, Sara Mila, replikoi me kryetarin e PD.

“Si ka mundësi që vazhdon të djegësh Shqipërinë prej 30 vitesh vetëm për prapanicën tëndë, të familjes tënde, të njerëzve të tu dhe nuk u lodhe për atë prapanicë ti?”, tha ajo, ndërsa kryeparlamentari i tërhoqi vëmendjen për fjalorin.

Me heret, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sqaroi fjalorin që përdori ndaj Ballukut, duke thënë se deputetët e PS po mbrojnë “vithet e Belindës”.

Ai iu drejtua socialistëve duke i thënë që të mos bëhen histerikë, pasi mund të kishte përdorur edhe fjalor tjetër, siç tha mund të kishte thënë edhe “dollapët”.

“Ju që u tërbuat për një fjalë, që ishte nga më të përzgjedhurat në gjuhën shqipe. Po sikur të thoja dollapët, cfarë do thonit ju, prapë do protestonit? Mos u bëni histerike. Po mbroni hajdutët.

di Rama është i dënuar nga shqiptarët. 10 shkurti e dëshmoi, 20 shkurti do jetë fundi juaj. Ftoj qytetarët shqiptarë që tua hedhin në lanë këto imunitete hajduteve”, tha Berisha në Parlament.

Debatet në Kuvend/ Berisha i kthehet temës së