AKTUALITET, 12 Shkurt 2025, 20:42

Debatet/ Këshilli Kombëtar i PD miratoi Primaret! Çfarë diskutuan demokratët pas dyerve të mbyllura!

Debatet/ Këshilli Kombëtar i PD miratoi Primaret! Çfarë

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike miratoi sot rregulloren e primareve.

Në mbledhjen që u zhvillua me dyer të mbyllura, demokratët ranë dakord për primaret, ndonëse disa prej tyre votuan kundër garës.

Gazetari Osman Stafa, zbardh një pjesë nga diskutimet dhe debatet qe u zhvilluan në mbledhje.

Myslym Murrizi tha në mbledhje se është dakord me primaret, por ai kërkoi lista të hapura.

Sali Berisha: Ne arritëm të bashkoheshim. Kishim problem në grupin parlamentar, por ky bashkim u bë në betejë.
Deputetët u bashkuan në mosbindje civile në Kuvend nga më të fuqishmet.
Kuvendi për shumë kohë ishte epiqendra e aksionit tonë.
45 vetë ishim, por e mbajtëm peshën e qëndresës dhe të rezistencës.
Arrestuan Kryetarin e PD-së.
Nuk e arrestuan më parë se grupi parlamentar ishte i përçarë.
Nuk pranova ndryshimin e emrit të Partisë kur nuk na jepnin flamurin dhe siglën tonë.
Bashkimi ynë tmerroi qeverinë. 
Ky bashkim është shumë i rëndësishëm, është shumë i sinqertë.
Unë jam i drejtë me ju.
Bashkimi ishte marrëveshje xhentëlmenësh, e cila nga Sali Berisha nuk thyhet kurrë.

Për këtë arsye, kur caktuam drejtuesit e qarqeve sipas një tradite 25-vjeçare të PD-së, caktuam si Belind Këlliçin ashtu edhe Gjekmarkajn, Boçin, Bardhin, etj.
Besoj se kjo ishte e drejtë. Kjo përfaqësonte bashkimin tonë.

Primaret thotë statuti, por Kryetarët e qarqeve jam përpjekur t’i përzgjedh persona të votuar, me eksperiencë elektorale dhe aktivitet publik.
I kam caktuar të barabartë. Nuk kanë kërkuar asnjë kusht kur u bë bashkimi. Nuk mund të pranoj që ata të mos jenë Kryetarë qarku. Ju ftoj ta miratoni këtë, edhe pse ka një devijim nga Statuti.

Myslym Murrizi: Jam dakord me statutin për primaret, por duhet te jenë të hapura. Përderisa drejtuesit e degëve japin dorëheqjen,pse ndryshe do te duhet të ndodh për drejtuesit politik? Askush s’mund te na ndaje, në disa politikanë inferior e disa superior.

Bëjini kombetare primaret, është vrastare kjo formulë. Aq me tepër me nje votë. Mos keni frike nga lobimi i brendshëm. Unë do hyj ne primaret e Tiranës dhe dua të jem ne lista te hapura. Duhet te shihni dhe koalicionet. Ku është sot Shpëtim Idrizi? Duhet te ketë kujdes përzgjedhja e aleatëve.

Bujar Leskaj, Drejtuesi politik i Vlorës: Duhet te votohen edhe drejtuesit politik. Ose t’i kalojnë votimit ne qark. Kryetaret e degëve nuk duhet te jepnin dorëheqjen pasi ata janë zgjedhur me votë. Nuk jam dakord me daten 1 Mars për mbajtjen e primareve. Kjo pasi këtë kohe deri ne 4 Mars jemi të angazhuar me votën e Diasporës.