TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në fjalën e tij në parlament foli për votën e diasporës.
Manja theksoi se opozita nuk e ka dashur kurrë votën e diasporës. Ministri shtoi se të kesh dokumente shqiptare është respekt për shtetin.
Ulsi Manja: Tani që të jesh shtetas shqiptar ju e dini se ka dhe detyrime. E drejta e votës është e drejtë kushtetuese që nuk mohohet, ama që të ushtrohet kjo e drejtë duhet ose pasaporte ose kartë identiteti, sipas kodit zgjedhor.
Në respekt të atij shteti duhet të kesh dokument të atij shteti. Ju thoni s’ka problem t’i jepet e drejta e votës me një dokument identifikim nga çfarë kanë në botë. Është respekt për shtetin, ju në vend që të votoni ndryshimet për votën e diasporës, e bllokoni sepse ju nuk e keni dashur asnjë herë votën e diasporës. Lërini këto pallavra. Lërini sofizmat juridike. Kush disponon dokument identifikimi shqiptar të skaduar sigurisht mund të votojë.