AKTUALITET, 22 Janar 2026, 12:04

Davos/ Trump firmos “Bordin e Paqes”: Këtu janë të gjithë liderët që dua! Zakonisht ka edhe 2-3 që nuk i dua, por këtu i pëlqej të gjithë

Davos/ Trump firmos “Bordin e Paqes”: Këtu janë të

Presidenti Trump mbajti fjalën e tij në prezantimin e nismës me liderë globalë për “Bordin e Paqes”.

Trump u shpreh se të pranishëm sot në firmosjen e nismës janë të gjithë liderët që ai i ka qejf.

Zakonisht u shpreh ai me humor, ka dhe liderë që nuk i pëlqen, por jo sot. Të pranishëm në Davos gjatë prezantimit të nismës ishte dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Trump: Kemi një grup të madh të rinj që e udhëheqin. Çdo vend dëshiron të jetë pjesë. Dërguam letra disa ditë më parëm, dhe i thamë këtu në Davos vendeve që do ishim të kënaqur që të jeni pjesë tani. Tani janë këtu dhe i pëlqej të gjithë. Zakonisht janë 2 apo 3 që nuk i kam qejf, por këtu të gjithë i pëlqej.

Jared dhe Steve kanë punuar fort. Kam qenë i qartë se Hamasi duhet të dorëzojë dhe pengun e fundit të vdekur.  Do jetë një plan i madh për rindërtimin. Do jemi të suksesshëm. Do jetë gjë e madhe për tu parë. Do bëjmë me lodhje me OKB. OKB ka potencial të jashtëzakonshme,. Por nuk e përdorin. Në 8 luftëra që i dhashë fund, nuk fola me OKB. Nuk e bënë, u përpoqën por nuk e bënë. Kombinimi i Bordit me OKB do jetë e jashtëzakonshme për botën.

Së bashku jemi në një shans të fundit urrejtje të dekadave, derdhjen e gjakut, për atë rajon dhe për gjithë botën. Do kemi paqe në botë. Do jetë trashëgimi për të gjithë. Është një arsye pse jeni këtu. Jeni nga njerëzit më të fuqishëm në botë. Kur e përdorni talentin tuaj për paqen, e kundërta e paqes nuk ka asnjë shans. E rëndësishme, po prisja të isha këtu.

“Bordi i Paqes”, Trump paraqet nismën në Davos: Të gjithë duhet të bëhen pjesë! I dhamë fund disa luftërave për 9 muaj, mes tyre Kosovë-Serbi dhe Izrael-Iran

Presidenti amerikane Donald Trump prezantoi sot nismën e “Bordit të Paqes” në Forumin Ekonomik të Davosit.

Trump ftoi të gjithë shtetet dhe liderët e tyre të bëhen pjesë e nismës.

Trump numëroi disa prej luftërave në botë, një pjesë të të cilave ai ka punuar gjatë këtij mandati të dytë në Shtëpinë e Bardhë, për t’i dhënë fund.

Ndër to, përmendi edhe një luftë të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Trump: Të gjithë duhet të bëhen pjesë, do të punojmë edhe me OKB. Kishim një vizitë të suksesshme me biznesmen, liderë botërorë, udhëheqës shtetesh. Dhe tani takimi më të rëndësishëm për Bordin e Paqes. Falënderoi sekretarin Rubio, Steve Uitkoff, Jared Kushner. Kemi paqe në Lindjen e Mesme., kemi zgjidhur 8 konflikte dhe do të kem dhe një tjetër që mendoja se do ishte e lehtë. 27 mijë vdiqën një muaj më parë. E tmerrshme. Kemi bërë goxha progres.

Jemi të nderuar nga prezenca juaj sot. Liderë të vendeve në shumë rate shumë popullorë. Asnjë administratë nuk ka arritur kaq shumë për një vit në pas marrjes së mandatit. Ekonomia amerikane po rritet pa inflacion. Trashëguam inflacionin më të keq në vend.

Disa luftëra po vazhdonin prej 30 vitesh. Jemi të kënaqur për t’i dhamë fund konfliktit mes Indisë dhe Pakistanit, para se të ndodhnin gjëra të këqija., përfundimtar luftëra brenda 9 muajsh. Mes tyre dhe Kosovë- Serbia, Izrael- Iran, Egjipti dhe Ethiopia po punojmë tani. U takova me liderë të Egjiptit. Është një situatë e vështirë. Do e zgjidhim. Gjithashtu Armenia-Azerbajaxhan, dhe gjithashtu lufta ën Gaza, që do vijë drejt fundit. Kemi 59 vende të përfshirë në paqen e Lindjes së Mesme. Hamasi duhet ët dorëzojë armët, por nëse nuk e bëjnë është fundi i tyre. Duhet të bëjmë diçka edhe për Hezbollahun në Liban. Tjetër fitore për paqen në qershor, me operacionin në Iran.