TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prej mëse një ore zjarrfikësit e kryeqytetit janë duke punuar për evakuimin e banorëve të një pallati 8-katësh në zonën e Komunës së Parisit, garazhi i të cilit u përfshi nga flakët në orën 18:00.
Në pamje shihen zjarrfikësit në shkallë që zbresin fëmijë por edhe të rritur nga ballkonet e apartamenteve të tyre.
Po ashtu ka fëmijë në lot dhe prindër të shqetësuar me duart në kokë, që duket se kanë mbetur të tronditur nga ngjarja.
Ngjarja ka ndodhur në kompleksin e pallateve, i njohur ndryshe si “Kika 1”. Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për të lënduar.