AKTUALITET, 13 Shkurt 2023, 13:24

Cili është skenari i protestës së opozitës para Parlamentit? Ja si përgjigjet Berisha

Cili është skenari i protestës së opozitës para

Kreu i PD, Sali Berisha teksa i ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen me protestën e opozitës këtë të hënë 13 shkurt para Parlamentit, tha se zëri i popullit opozitar duhet të dëgjohet në sallë dhe jashtë saj. 

Sali Berisha: Ata që u strukën në vrima miu në datën 11 shkurt, ata që postuan video të regjistruara kohë më parë, tani dalin nga vrima e miut e tallen me qytetarët, tallen me protestën e tyre të jashtëzakonshme.

Ky është morali i tyre, karakteri i tyre ndaj dhe sot në orën 17:00, ju ftoj të gjithëve para Parlamentit të dëgjohet zëri juaj, të dëgjohet në sallë dhe jashtë saj, zëri i popullit opozitar.