TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani ku mori pjesë në ceremoninë tradicionale “Karli i Madh”.
Gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet, Rama u shpreh se Karli i Madh, i cili njihet gjithashtu si ati i Evropës moderne, luajti një rol kyç në formësimin e historisë.
“Janë tashmë jo vetëm tensione filozofike por çështje duhet të përballemi politikisht. Shfaqet në rrugë, parlamente, midis qeverive. Unë besoj se duhet t’i rezistojmë tundimit se është temë komplekse për ne që të merremi. Të tolerosh të keqen, rrezikon ta lejosh që të shumëfishohet. Si mundet dikush ta shohë djallit në sy, pa mundur t’i ngjajë atij? Toleranca ka qenë e mbështetur në epërsinë e civilizimit. Karli i Madh luajti rol kyç në formësimin e historisë. Ai ishte jo vetëm strateg, por ai që propozoi shkëmbimin kulturor. Emri i tij lidhet me vlerat humaniste.
Karli i Madh, ati i Evropës moderne, qëndrimi i tij i tolerancës shkonte krah për krah me bindjen për një këndvështrim për botën. Evropa ka qenë vetëkritike, kjo nuk është diçka e keqe. Jam mjaft me fat që vij nga një vend që krenohet me bashkëjetesën fetare”, theksoi ndër të tjera Rama.