AKTUALITET, 27 Janar 2025, 10:13

Ceremonia për Janullatos/ Nën tingujt funebër të bandës së marinës, niset kortezhi nga Katedralja e Athinës drejt Shqipërisë

Ceremonia për Janullatos/ Nën tingujt funebër të bandës

Nga Katedralja e Athinës nën tingujt funebër të bandës së marinës detare greke, niset kortezhi i kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos drejt vendit tonë.

Qindra besimtarë ndoqën nga afër meshën në gjuhen shqipe, kërkesë kjo e bërë prej bashkëpunëtorëve të afërt të kryepeshkopit dhe me leje të posaçme nga shinodi i shenjtë grek në nder të fortlumturisë së tij Anastas.

Në vazhdim arkivoli u përcoll me duartrokitje të shumta prej të pranishmëve të cilët nderuan punën dhe veprën e njeriut të madh të paqes dhe vëllazërimit, siç e quajti atë presidentja e Greqisë Katerina Saqeralopoulu.

Trupi i Kryepeshkopit do të mbërrijë në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës.

Gjatë rrugës do të ketë ndalesa në zonat që ai shërbeu dhe punoi për rindërtimin e kishës autoqefale shqiptare.