TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Për herë të parë pas një kohe tepër të gjatë, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha janë bërë bashkë në homazhet për kryepeshkopin Anastas Janullatos.
Siç shihet në këto pamje, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha janë ulur shumë pranë njëri-tjetrit, ndërsa në mes të tyre ndodhet kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Dy liderët kryesorë, Edi Rama dhe Sali Berisha edhe pse janë shumë pranë njëri – tjetrit kanë shmangur takimin me njëri-tjetrin.
I shoqëruar nga deputetët demokratë, lideri i të djathtëve, ka nderuar Hirësinë e Tij dhe është përulur para trupit të Kryepeshkopit Anastas.
Pjesë e kësaj ceremonie u bë dhe kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe nga pesë ministrat e kabinetit të tij, kreu i qeverisë greke ka marrë pjesë në ceremoninë mortore për t’i dhënë lamtumirën e fundit Hirësisë së Tij.
Por para se të vinte ai, Berisha dhe Rama ishin një karrike larg, por dhe ky fakt nuk arriti t'i bënte bashkë dhe ata nuk ia hodhën sytë njëri-tjetrit.

Në pamjet e shpërndara nga zyra e shtypit e PD-së, Rama nuk është askund, ndërsa Berisha duket në foto me kryeministrin grek, Mistotakis.

