AKTUALITET, 18 Dhjetor 2025, 18:14

Ceremonia e 35-vjetorit të themelimit të degës së PD/ Aksioni politik i opozitës, Berisha mbërrin në Kavajë

Ceremonia e 35-vjetorit të themelimit të degës së PD/

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka mbërritur në qytetin e Kavajës për të marrë pjesë në ceremoninë e 35-vjetorit të themelimit të degës së PD, Kavajë.

Sic u vendos në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, prej datës 22 dhjetor do të nisin revoltat kombëtare deri në rrëzimin e qeverisë.

Berisha tha se revoltat nuk do të ndalen dhe i bëri thirrje çdo opozitari t’i bashkohen protestës kombëtare, për votën e lirë dhe kundër korrupsionit.